
Lladrovci reagon ndaj deklaratave të fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues.
“Pas fyerjes me ‘Dadën Razë’, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel. Më 12 tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin. Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook.
Ai ka theksuar se Drenasi është kampion i performancës komunale. “Vazhdojmë!”, ka thënë ai.