
Lladrovci: Së bashku, jemi më të fortë!
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pas takimit paraelektoral të Degës së PDK-së në Drenas, ku morën pjesë u.d. kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ish deputetë si dhe drejtues tjerë të degës së kësaj partie në Drenas, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se “së bashku, jemi më të fortë”.
Lladrovci ka falënderuar për praninë në takim, Hoxhajn, duke e siguruar atë se uniteti i PDK-së do të reflektojë në votën nacionale.
Ja postimi i plotë i Lladrovcit:
Takimi paraelektoral i degës së PDK-së në Drenas, ishte rast të ritheksoj domosdonë e unitetit qytetar në Drenicë, gatishmërinë time për të prezantuar vlerat më të mira të bashkëpunimit të nivelit qendror e lokal të qeverisjes, si dhe kandidatët më të mirë për Parlamentin e ardhshëm.
E falënderoj për praninë në takim, U.D. të kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhajn, të cilin e sigurova se uniteti ynë do të reflektojë në votën nacionale, njëherësh i urova sukses dhe fitoren që na pret më 14 Shkurt.
Po ashtu, i falënderoj ish deputetët dhe ish deputetet, Ferat Shala, Blerta Deliu Kodra, Valdete Idrizin, Ganimete Musliun, Gazmend Bytyçin, kryetarin e degës dhe kryetarin e Asamblesë komunale, Sejdi Hoxhën, Labinot Halilajn si dhe të gjithë anëtarët e kryesisë dhe strukturat e degës së PDK-së në Drenas.
Së bashku, jemi më të fortë!