Lladrovci: Situata në Drenas më e qetë, kujdes gjatë lëvizjes (video)

07 janar 2026 | 12:45

Një nga zonat më të prekura nga vërshimet gjatë ditës së djeshme ishte Komuna e Drenasit.

Reshjet e mëdha shkaktuan dëme edhe në infrastrukturë dhe prona private.

Derisa një ditë më pas kryetari Ramiz Lladrovci, dha detaje në emisionin FOL me Arin rreth gjendjes aktuale.

Lladrovci në Klan Kosova deklaroi se situata tash është pakëz më e qetë, por edhe tregoi se disa rrugë janë të pakalueshme e disa edhe me rrezik për jetën.

“Në mes të Korroticës së ulët dhe Shtrubullovës, ura është shumë e dëmtuar dhe rrezik për jetën”, deklaroi Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka gjobitur një shofer, i…