Lladrovci: Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në

15 shtator 2025 | 10:42

Sot, në Hagë ka nisur dëshmia e ish-ndihmëssekretarit të Shtetit, James Rubin.

Lidhur me këtë, ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe në përputhje me konventat ndërkombëtare.

“Sot në Hagë, hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në, të vërtetat për heronjtë tanë të luftës dhe paqes. Ata që nuk e dinë, mund ta mësojnë rrolin historik në luftën çlirimtare të Hashimit, Kadriut, Jakupit, Rexhës dhe e vërteta e luftës tonë të drejtë të zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare”, ka shkruar Lladrovci në”Facebook”.

Ai ka theksuar se këto dëshmi të personaliteteve liridashëse në Hagë, do të jenë fakte përballë dezinformatave të kuzhinës serbo-ruse.

“Lufta jonë çlirimtare nuk njolloset, krerët e luftës tonë çlirimtare janë të pafajshëm dhe lufta jonë ishte e drejtë. Historia e UÇK-së është historia më e ndritur e kombit tonë, pas Epopesë së Skënderbeut. Ju presim të pafajshëm çlirimtarë!”, ka shkruar Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rubin u pyet për takimin e fundit me ish-presidentin e…