Lladrovci takohet me shkrimtarin Riza Greiçevci

15 tetor 2020 | 14:45

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci  të enjten ka pritur në takim gazetarin,  shkrimtarin dhe  publicistin e njohur nga Drenasi, Riza Greiçevci.

Me këtë rast, shkrimtari  Greiçevci ia ka dhuruar kryetarit Lladrovci librin e tij më të fundit, “Hero në luftë, hero në paqe”, kushtuar jetës dhe veprimtarisë së presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Kryetari Lladrovci e ka vlerësuar krijimtarinë jetësore të shkrimtarit Greiçevci dhe e përgëzoi për botimin më të ri dhe tematikën e trajtuar,  duke i uruar  shëndet dhe vazhdim të frytshëm të krijimtarisë letrare.

Riza Greiçevci deri më tani ka botuar mese 106 vepra të  gjinive të ndryshme letrare. Prej tyre 26 kanë motive nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Shkrimtari  Greiçevci ka pranuar një numër të madh të mirënjohjeve, shpërblimeve e  dekoratave në vlerësim të veprimtarisë së tij atdhetare e artistike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea do t’i ndajë rrugët me mesfushorin francez N’Golo Kante…