Lladrovci takon kryesuesin e KKZ-së në Drenas lidhur me përgatitjet për zgjedhje

20 janar 2021 | 13:35

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim zyrtarin e lartë komunal të zgjedhjeve, Burim Jonuzin, me të cilin diskutuan lidhur me ecurinë e përgatitjeve teknike për realizimin e zgjedhjeve parlamentare.

Lladrovci në këtë takim ka theksuar se KKZ-ja do të ketë mbështetjen e komunës për realizimin e zgjedhjeve në mënyrë transparente dhe pa probleme.

Ndër të tjerash, ai e njoftoi se të gjitha shkollat dhe qyteti është në monitorim të kamerave, për t’i evituar problemet eventuale dhe raportimi i tyre në organet gjegjëse.

Ndërsa, Burim Jonuzi e ka informuar kryetarin Lladrovci lidhur me përgatitjet që janë bërë deri më sot, duke shprehur përkushtimin maksimal që procesi i zgjedhjeve në Drenas të jetë i qetë dhe pa ndonjë problem.

Ai ka falënderuar kryetarin për mbështetjen që po ia ofron KKZ-së në aspektin teknik, që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrë më të mirë të mundshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka zhvilluar disa takime…