Lladrovci: Të rinjtë e Drenasit janë të pandashëm nga fitorja jonë më 14 nëntor

09 nëntor 2021 | 12:33

Kryetari i Komunës së Drenasit, njëherësh kandidat për mandatin në vazhdim, Ramiz Lladrovci ka falënderuar të rinjtë e Drenasit për përkushtimin dhe mobilizimin e tyre, e veçanërisht të fëmijëve të dëshmorëve.

“….të rinjve të komunës tonë, në veçanti përkushtimi i fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së, i kanë dhënë dimension të ri dhe kuptimplotë fushatës tone”, ka theksuar Lladrovci.

Ai ka theksuar se të rinjtë janë të pandashëm nga fitorja e PDK-së në Drenas.

“Aktivitetet e palodhshme të Rinisë Demokratike, të rinjve të komunës tonë, në veçanti përkushtimi i fëmijëve të dëshmorëve të UÇK-së, i kanë dhënë dimension të ri dhe kuptimplotë fushatës tonë. Të rinjtë e Drenasit, janë të pandashëm nga fitorja jonë, më 14 nëntor. Vazhdojmë!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Nacionale e Basketbollit e themeluar nga Federata e Basketbollit…