
Lladrovci thotë se Sami Lushtaku nuk do të certifikohet si kandidat për kryetar të Skenderajt
12 gusht 2021
| 22:04
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Sami Lushtaku nuk do të jetë kanditat për kryetar të Skenderajt, sepse ka procese gjyqësore që e penalizojnë.
“Fatkeqësisht z. Lushtaku ka vendime të shkallës së prerë dhe siç nuk iu lejua Albin Kurtit të kandidojë as Lushtaku nuk do të jetë kandidat zyrtar i partisë sime”, ka thënë Lladrovci në emisionin PRIME të RTK-së.
Ai ka theksuar se nuk i gëzohet kësaj, por ripërseriti se nuk i ndërron fjalët që i ka thënë për atë dhe Bekim Jasharin.