Lladrovci thotë se zyrtarët e komunës së Drenasit i trajnojnë komunat tjera, përmend shembuj

07 korrik 2025 | 22:45

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon” se Komuna e Drenasit ka marrë vlerësime për qeverisjen e mirë.

Ai ka thënë se zyrtarët e Komunës së Drenasit iu kanë ndihmuar edhe komunave të tjera.

Si raste ai përmendi Komunën e Rahovecit, por edhe atë të Skenderajt.

“Gjitha vlerësimet janë dhe vijnë nga puna e përbashkët e kabinetit tim qeverisës të Drenasit dhe gjithë stafit përcjellës. Ky bashkëpunim dhe ky vlerësim ka qenë edhe bashkëpunim me gjithë koordiantorët e katundeve që janë zgjedhur për bashkëpunim me komunën”.

“Ne i kemi ndihmu edhe komunat tona me mbrri rezultat të mirë, zyratët tonë i kanë trajnu, iu kanë shpjegu sesi duhet me u kry një punë. Ka kryetar që e thotë në shumë tubime që zyrtarët e Komunës së Drenasit na kanë ndihmu. Shembull, Smajl Latifin mund ta pyesni, sesi zyrtarët kanë pyet si e keni zgjedh këtë problem. Por, edhe zyrtarë të Skenderajt”, tha Lladrovci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shiut të rrëmbyeshëm të djeshëm në Milano, moti i…