
Lladrovci u bënë thirrje qytetarëve të votojnë, përmend disa probleme nëpër shkolla
12 tetor 2025
| 10:12
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shfrytëzuar të drejtën e tij të votimit.
Ai para mediave u bëri thirrje qytetarëve që të dalin e të votojnë. Megjithatë ai tha se janë shënuar disa probleme të vogla në shkolla.
“Përshëndes të gjithë dhe i ftojë të gjithë qytetarët e Drenasit të dalin të votojnë dhe ta ushtrojnë të drejtën e tyre Uroj sukses dhe që zgjedhjet të shkojnë si duhet. Ndonëse kanë fillua probleme të vogla në shkolla, por ne kemi kërkuar të ndërmerren masa”, deklaroi Lladrovci.