
Lladrovci: Vendimin për kandidaturën time e merr PDK-ja, jam i gatshëm të vazhdoj
Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar sërish për këtë post në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Por, vendimi rreth kandidaturës së tij se i takon partisë.
“Ju e dini se i takoj subjektit politik shtetformues e shtetndërtues, i cili respekton programin e statutin e partisë, prandaj, edhe pres veprime nga niveli qendror të marrë vendim. Vendimi besoj fort, do të bazohet në performancë, organizimin e fuqishëm lokal, në kontributin e votës nacionale, meritokracinë dhe kapacitetin e lidershipit për të adresuar shqetësimet e qytetarëve”, ka thënë Lladrovci për gazetën “Blic”.
I pyetur nëse do të jetë përsëri kandidat i PDK-së për kryetar të komunës, Lladrovci është përgjigjur: “Si themelues i PDK-së, përtej besimit nga qytetarët që merret me votë, punën dhe angazhimin për qytetarin e quaj edhe obligim, andaj, pres vlerësim për të gjitha komponentët e parimeve për kryetar të komunave nga PDK-ja, normalisht, vendimin e pres në paqe me veten dhe punën e deritashme duke marrë parasysh edhe gatishmërinë për të vazhduar përgjegjësinë