Lladrovci viziton Miftar Kiqinën, babën e katër dëshmorëve të UÇK-së

18 korrik 2021 | 13:28

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar babën e katër dëshmorëve të UÇK-së, Miftar Kiqinën, i cili pas operacionit e ka të rënduar gjendjen shëndetësore.

Lladrovci ka cekur se “fjalët ishin të varfra për ta shprehur gjithë solidaritetin tonë me gjendjen shëndetësore të Bacës Miftar, por, theksova se në çdo situatë dhe rrethanë, qëndrojmë krah tij për rehabilitimin e plotë dhe sa më të shpejtë”.

“Si luftëtar i UÇK-së, Baca Miftar, do të gjej sërish forcë për ta përballuar situatën shëndetësore dhe për të qenë i lumtur pran familjes së tij të çmuar që dha kontribut të çmuar për Kosovën dhe kombin”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i Ramiz Lladrovcit:

Me Mehmet Lladrovcin, Flamur Currin e Endrit Gllareven, ishim në Baicë, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, kemi vizituar babën e katër dëshmorëve të UÇK-së, Bacën Miftar, mikun e shokun tonë, njëherësh edhe babën e shokëve tonë.

Gjendja shëndetësore e Bacës Miftar është e rënduar pas operacionit, por, mbahej si burrat e traditës së tij dhe të parëve të tij, i fortë përball sfidave dhe dhimbjeve që i sjell jeta.

Ndjenja e atdhedashurisë ushqehet ndër breza. Dëshmi se tradita e atdhedashurisë në familje bartet e nuk shuhet kurrë, është familja Kiqina. Me përkushtimin e shquar atdhetar, gjyshi i tij ka rënë në betejë, në Kërçovë, ndërsa babai ka rënë dëshmor në Luftën e Drenicës, krah Shaban Polluzhës.

Baca Miftar, është veteran i UÇK-së dhe prind i katër dëshmorëve të UÇK-së, i Afrimit, Bajramit, Fatonit e Ramizit, dhe të dy veteranëve të UÇK-së.

Fjalët ishin të varfra për ta shprehur gjithë solidaritetin tonë me gjendjen shëndetësore të Bacës Miftar, por, theksova se në çdo situatë dhe rrethanë, qëndrojmë krah tij për rehabilitimin e plotë dhe sa më të shpejtë.

Baca Miftar nuk është përkulur para dhimbjeve që ia solli jeta, as me humbjen e hershme të babait, as me rastin e rënies në fushën e nderit të luftës çlirimtare të katër bijve të tij, të cilët sot janë dëshmorë të kombit.

Si luftëtar i UÇK-së, Baca Miftar, do të gjej sërish forcë për ta përballuar situatën shëndetësore dhe për të qenë i lumtur pran familjes së tij të çmuar që dha kontribut të çmuar për Kosovën dhe kombin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt,…