Lladrovci viziton tri institucione që ofrojnë shërbime të shkëlqyeshme për qytetarët

09 nëntor 2021 | 18:06

Kryetari i komunës së Drenasit, njëherësh ushtrues detyre i kryetarit të Degës së PDK-së, Ramiz Lladrovci ka vizituar institucionet, QKMF-në “Dr.Hafir Shala”, ‘KEDS’ dhe  “Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve dhe Qendrën për Pajisje me Dokumente”, të cilat ofrojnë shërbime profesionale dhe të shpejta për qytetarët e komunës tonë.

Në takimin me personelin e QKMF-së, Lladrovci falënderoi stafin menaxherial e shëndetësor për shërbimet e mira shëndetësore dhe menaxhimin e shkëlqyer të pandemisë.

“Nderim për zyrtarët që me përkushtim janë në zbatim të detyrave dhe obligimeve të punës në shërbim të qytetarëve”, theksoi mes të tjerash kryetari Lladrovci.

Shkrimi tij i plotë:

Takime në tri institucione që ofrojnë shërbime të shkëlqyeshme për qytetarët

Takimi me personelin e QKMF-së “Dr. Hafir Shala”, ishte rast të falënderoja stafin menaxherial dhe shëndetësor për përkujdesjen ndaj qytetarëve. Kjo punë e personelit shëndetësor, është brenda performancës së shkëlqyer që ofron shëndetësia jonë primare. Në veçanti i falënderova për përkushtimin gjatë pandemisë. Shëndetësia gjatë mandatit të ardhshëm, do të mbetet prioritet i qeverisjes tonë lokale. Më 14 nëntor, fillon periudha e angazhimit shtesë për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Me zyrtarët e KEDS-it, në Drenas, ishte takim ku shpreha falënderimin e thellë për bashkëpunimin e mirë dhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve për qytetarët. Pas ndërtimit të Trafos së re me vlerë 6.8 milion euro, bashkë me këtë kompani, kemi bërë edhe shumë punë tjera, si vendosja e shtyllave të betonit, ndriçimi publik, etj. Zyrtarëve të KEDS-it iu shpreha falënderim të sinqertë në emër të qytetarëve dhe emrin tim, bashkë ia kemi ndryshuar pamjen komunës, në lagjet dhe fshatrat tona. Vazhdojmë!

Shërbimet për qytetarët, të nivelit qendror të vendosura në komunën tonë, janë të cilësuara nga niveli lartë i profesionalizmit, përkushtimi dhe efikasiteti. Unë sot i falënderova zyrtarët e Qendrës për pajisje me dokumente dhe Qendra për regjistrimin e automjeteve, për shërbimet mira që ju ofrojnë qytetarëve. Nderim për zyrtarët që me përkushtim janë në zbatim të detyrave dhe obligimeve të punës në shërbim të qytetarëve. Vazhdojmë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
10.11.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Prishtinë 1.…