
Lladrovci voton në zgjedhjet në Shqipëri: Kandidati që votova duhet të mbrojë interesat e shqiptarëve kudo që janë
11 maj 2025
| 16:12
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në votimet e sotme në Shqipëri.
Ai shprehur mbështetje për një kandidat që sipas tij ka qenë dhe duhet të mbetet zë i çështjes kombëtare në Kuvend.
Ai theksoi se si deputetët ashtu edhe drejtuesit ekzekutivë të shtetit kanë përgjegjësi të qartë ndaj interesave të shqiptarëve jashtë kufijve administrativë.
Lladrovci rikujtoi lidhjen shpirtërore dhe detyrimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë ndaj vendit amë.