Llapi do ta luajë derbin kundër Prishtinës pa praninë e tifozëve

17 prill 2026 | 12:11

Komisioni Disiplinor dhe i Etikës i FFK-së e ka dënuar Llapin me një ndeshje pa praninë e tifozëve për shkak të lëshimeve organizative në ndeshjen ndaj Drenicës.

“Para fillimit të ndeshjes tifogrupi vendas ofendojë në kor klubin mysafir si dhe disa herë gjatë ndeshjes në kor ofendojë tifozët mysafirë. Në min 38 hudhet një mjet tymues në fushë nga tifozët vendas por pa pasoja. Para fillimit të pjesës së dytë derisa lojtarët ishin duke dalur në fushë, nga tifozët vendas hudhet një mjet i fortë në drejtim të lojtarëve mysafirë, fatmirësisht nuk goditet askush. Pas përfundimit të ndeshjes gjatë shkuarjes në zhveshtore lojtarët e skuadrës mysafire sulmohen nga tribuna nga tifozët vendas me mjete të ndryshme; shkopinjë, shishe PVC, etj. Gjatë largimit nga Podujeva edhe pse të përcjellur nga Policia, autobusi i skuadrës mysafire është sulmuar dhe dëmtuar me gur (është thyer xhami). Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Llapi-Drenica”, thuhet në vendimin e Disiplinorit.

Për këtë arsye Llapi është dënuar edhe me gjobë prej 2 000 euro, si dhe obligohet që dëmin e shkaktuar të autobusit të FC Drenica, ta paguajë në afatin prej 15 ditëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nafije Krasniqi shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…