Llapi dorëzohet në shtëpi, Drita feston kreun
22 shkurt 2026
| 15:07
FC Drita ka marrë tri pikë të arta në udhëtim, duke mposhtur KF Llapi me rezultat 0-2 në kuadër të Superligës.
Takimi u zhvillua në stadiumin “Ramiz Sadiku”, për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në “Zahir Pajaziti”. Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, me raste nga të dyja skuadrat, por pa gola.
Zhbllokimi erdhi në minutën e 64-t, kur mbrojtësi i majtë Blerton Sheji realizoi për epërsinë e mysafirëve. Në minutat shtesë, Veton Tusha vulosi fitoren, duke shënuar për 0-2 pas një depërtimi të bukur në zonë.
Me këtë sukses, Drita rikthehet në vendin e parë me 38 pikë, ndërsa Llapi mbetet në pozitën e shtatë me 22 pikë. Në xhiron e ardhshme, Llapi udhëton te Prishtina e Re, kurse Drita do të përballet me Prishtinën në kryeqytet.



