Llapi kundër Prishtinës, kjo është deklarata e Batatinës

03 mars 2021 | 17:44

Skuadra e Llapit në fundjavë e mposhti Ballkanin në kuadër të javës së 22-të në Superligë dhe ndeshjen e radhës e pret një derbi tjetër kundër Prishtinës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Trajneri Tahir Batatina për “Epokën e re” është optimist se Llapi edhe në këtë ndeshje do të dalë me rezultat pozitiv, ani pse kryeqytetasit janë skuadra më në formë për momentin në ligë.

“Nëse e shohim ecurinë pozitive të klubit dhe triumfin në tri ndeshje të forta, besoj se sikurse edhe në të kaluarën në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ do të marrim rezultat pozitiv. Në këtë stadium ndihem sikurse që luajmë në shtëpinë tonë, prandaj jemi të gatshëm ta japim maksimumin dhe t’ia arrijmë qëllimit ndaj një klubi shumë të fortë dhe që po kalon formën më të mirë në ligë”, ka thënë Batatina.

/Veton ZYMBERI/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vlora Çitaku e ka përfunduar zyrtarisht detyrën e Ambasadores së…