Llapi me ‘FanShop’

29 korrik 2019 | 18:08

KF Llapi së shpejti do të bëhet me dyqan online për tifozët e vet. Skuadra llapjane këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale, ku kanë treguar se ky klub ka nënshkruar një marrëveshje për shitjen e produkteve të klubit të tyre në mënyrë elektronike.

“Është finalizuar marrëveshja në mes të drejtuesve të klubit dhe dy përfaqësuesve nga Gjermania, Alban Batatina dhe Ardian Batatina që KF Llapi të jetë klubi i parë me ‘Fanshop’ dhe produktet online në shitje. Pas kërkesave të shumta, tifozët e Llapit gjithandej së shpejti do t’i kenë pajisjet e klubit si fanella, shalla, trenerka etj., që do të mundësohen nga ‘Fanshopi’ zyrtar i Llapit. Për hapat e tjerë do t’ju njoftojmë me kohë!”, thuhet në njoftimin  skuadrës së Llapit.

/Epoka e re/ 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fizika simetrike, udhëtim drejt universit (12) Shkruan: Naim Krasniqi, fizikan…