Llapi mposht Ballkanin në Suharekë
23 nëntor 2025
| 15:07
Skuadra e Ballkanit ka regjistruar humbjen e dytë rresht në Superligë dhe ndeshjen e tretë pa fitore.
Të dielën, në Suharekë, Ballkani u mposht nga skuadra e Llapit 4:2 në kuadër të xhiros së 14-të në Superligë ne Kosovës.
Me këtë fitore, Llapi ka tubuar 20 pikë, tri më pak se Ballkani që e luajti ndeshjen e parë pa trajnerin Orges Shehi, që ditë më parë u largua nga ekipi.
Llapi pati paraqitje të mirë dhe e mbylli pjesën e par 3:1, ndërsa dy gola tjerë nga të dyja ekipet u shënuan në pjesën e dytë për rezultatin final të takimit.
Ballkani kaloi në epërsi me anë të Valentin Serebe, i cili realizoi edhe golin tjetër për vendasit, ndërsa golat për Llapin i realizuan Edon Sadriu, Axel Gnapi dhe Muhamet Hyseni që shënoi dy herë.



