
Llapi mposht Dritën, Ballkani dhe Prishtina i ndajnë pikët
08 mars 2025
| 18:52
Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Superligë. Skuadra e Llapit ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Dritës.
Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 1 me 0, me Ardit Tahirin që realizoi golin e vetëm.
Në ndeshjen tjetër, Ballkani dhe Prishtina kanë barazuar 1 me 1.