
Llapi në gjysmëfinale të Kupës
18 mars 2021
| 14:53
Llapi i Tahir Batatinës e ka mposhtur në Mitrovicë, Trepçën ’89 (1-2) dhe në këtë mënyrë e ka siguruar një vend në gjysmëfinales së Kupës së Kosovës në futboll.
Nëntë minuta i kanë mjaftuar skuadrës mysafire për të kaluar në epërsi, shënues ishte sulmuesi Ahmed Januzi. Në minutën e 51-të, Veliu e shënoi golin e dytë për Llapin, kurse Trepça ’89 u rikthye në lojë me golin e shënuar nga Darwish (73’), por kjo ishte e tera që e arriti në këtë ndeshje.
Përballja tjetër mes Istogut dhe A&N ka përfunduar 1-1. Skuadra që kualifikohet tutje do të vendoset në vazhdime ose penallti.
/Epoka e re/