Llapi përforcohet me Merlakun dhe Shabanin

17 dhjetor 2017 | 16:07

Skuadra kampione e vjeshtës, Llapi është përforcuar me dy lojtarë për sezonin pranverorë.

Transferimi i parë iu bashkua Llapit është Altin Merlaku, i cili në vjeshtë ishte pjesë e skuadrës së Besës nga Peja, kurse lojtari tjetër është Egzon Shabani, i cili në të kaluarën e ka djersitur fanellën e Gjilanit.

Fotografia e K.F. Llapi

“Lojtari në fjalë është që gjashtë muaj tek ne dhe kemi bërë marrëveshje atëherë, por me qenë se nuk kemi mundur ta regjistrojmë, Egzon Shabani është paguar sipas kontratës dhe nga janari është i gatshëm t’i ndihmoj skuadrës së Llapit drejt titullit kampion”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liderët e së djathtës ekstreme nga disa vende evropiane janë…