Llapi pësoi humbje nga Trepça ‘89

26 shtator 2020 | 18:11

KF Llapi ka vazhduar me rezultate negative në Superligë ku sot pësoi humbje nga Trepça 89-të.

Kjo është humbja e dytë e skuadrës së drejtuar nga trajneri Tahir Batatina pasi humbi xhiron e kaluar nga SC Gjilani dhe edhe kjo humbje është me rezultat të njëjtë, 1-0.

Goli i vetëm në këtë ndeshje u shënua nga Arb Manaj në minutën e 38-të. Llapi dominoi takimin në ndeshjen në vazhdim por nuk arriti që ta barazoi apo ta rikthej rezultatin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i kësaj jave në Suerligë mes Feronikelit dhe Drenicës,…