Llapi prezanton fanellat e reja

15 shtator 2020 | 11:01

Skuadra e Llapit në futboll ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar, të cilat do të jenë të markes, Nike.

Fanella e parë e ekipit pritet të jetë ajo tradicionale me ngjyrë të kaltër, ndërsa e dyta do të jetë e bardhë.

Kurse e kuqe do të jetë fanella e tretë e kësaj skuadre.

Llapi, këtë vit ka sjell disa ardhje mjaft cilësore ku vlen të theksohet transferimi i sulmuesit, Ahmet Januzi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka ngushëlluar familjen Mikullovci…