Llapi prezanton Mazrekajn

13 gusht 2019 | 11:49

Kalimi i Mentor Mazrekajt në skuadrën e Llapit sot është bërë zyrtar, derisa anësori është prezantuar me fanellën e skuadrës se re.

Fotografia e K.F. Llapi

“Sulmuesi i krahut, Mentor Mazrekaj nga dita e sotme do jetë pjesë e Llapit. Mazrekaj me bagazh të madh në futbollin kosovar dhe atë shqiptar ka përforcuar edhe më shumë radhët e Llapit. Futbollist me përvojë të madhe. Spikasin paraqitjet e tij me Partizanin e Shqipërisë, teksa ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Ferizajt”, thuhet në njoftimin e Llapit.

Fotografia e K.F. Llapi

Mentor Mazrekaj u paraqit për herë të parë në stërvitje teksa futbollistët dhe stafi i trajnerëve te Llapit i dëshiruan mirëseardhje në klubin nga Podujeva.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kris Jenner është duke shijuar verën çdo herë në një…