
Llapi prezanton Xheis Rushitin
07 korrik 2025
| 00:14
Skuadra e Llapit ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e njohur, Xheis Rushiti. Ky i fundit ka qenë pjesë e KF Vora në Shqipëri.
“Klubi Futbollistik Llapi njofton marrëveshjen e arritur me sulmuesin e qendrës, Xheis Rushiti. 22-vjeçari vjen nga radhët e KF Vora, klub me të cilin u shpall kampion në Kategorinë e Parë në Shqipëri dhe u inkuadrua në Kategorinë Superiore. Për Rushitin, eksperienca me Llapin do të jetë e para në Kosovë, pasi që më parë ka luajtur edhe për kategoritë e reja të Internacional Tirana dhe Partizanit. Sulmuesi është bashkuar me ekipin në fazën përgatitore dhe do jetë forcë shtesë për edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e Llapit.
/Epoka e re/