Llapi të hënën nis përgatitjet për Evropë
04 qershor 2021
| 14:14
Të hënën skuadra e Llapit fillon përgatitjet për ndeshjet ndërkombëtare. Pas një pushimi pothuajse dy javor nga mbyllja e kampionatit, të hënën më 7 qershor skuadra grumbullohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Llapi do stërvit në Podujevë deri më 15 qershor, para se të ndërrojë ambient dhe sipas gjitha gjasave, Ohri do të jetë destinacioni i grumbullimit 10 ditor deri më 25 qershor.
Më 15 qershor skuadra e Llapit e mëson kundërshtarin e raundit të parë të kualifikimeve për UEFA Conference League.



