Llapi zyrtarizon transferimin e Haris Ibrisaagicit
KF Llapi ka zyrtarizuar një tjetër përforcim në repartin defensiv, duke arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin 20-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina, Haris Ibrisaagic.
Mbrojtësi i ri ka nënshkruar kontratë me klubin llapjan me kohëzgjatje prej 3 vjet e gjysmë, duke u bërë pjesë e projektit afatgjatë të KF Llapit, që synon ndërtimin e një skuadre konkurruese me lojtarë të rinj dhe perspektivë.
Ibrisaagiq vjen si produkt i akademive të njohura boshnjake, Zheljezniçar Sarajevo dhe FK Sarajevo, dy klube me traditë në zhvillimin e talenteve. Gjatë karrierës së tij, ai ka qenë pjesë edhe e FC Cosmoc dhe FC Bishkek City, nga ku edhe realizohet transferimi drejt skuadrës së Superligës së Kosovës.
Qendërmbrojtësi tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Turqi dhe prej disa ditësh po stërvitet rregullisht me pjesën tjetër të skuadrës.



