Lluka: Protesta e 1 tetorit ’97 ishte kthesë për Kosovën

01 tetor 2018 | 11:05

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kujtuar protestën studentore të 1 tetorit ’97.

Ai ka thënë se protesta e 1 tetorit ’97 ishte kthesë për Kosovën.

Postimi i plotë i tij:

Protesta e 1 tetorit të vitit 1997!

Një ngjarje historike e cila ka treguar fuqinë, ndikimin dhe ndryshimet që mund të bëjnë studentët e një populli të bashkuar.
Në fakt, kjo datë ishte njëra ndër datat më të rëndësishme dhe pikë kthese për vendin tonë, duke treguar vendosshmërinë e një populli, guximin e shumë të rinjve, dhe rezistencën e sakrificën e shumë ushtarëve të UÇK-së për liri.
Ne mburremi që ishim pjesë e një historie që ishte sa e dhimbshme, aq edhe frytdhënëse e domethënëse për një të ardhme të ndritur të popullit shqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Rahovecit është duke vazhduar realizimin e projekteve që…