Lluka merr vendim për deponimin papagesë të mbeturinave gjatë kampanjës “Ta Pastrojmë Kosovën”

10 shtator 2018 | 18:11

Ministri i Zhvillimit Ekonomik (MZhE), Valdrin Lluka, ka marrë vendim për hapjen e deponive të mbeturinave për deponim pa pagesë gjatë 3 muajve të kampanjës “Ta Pastrojmë Kosovën”.

“Për një Kosovë më të pastër”, ka shkruar Lluka në profilin e vet në “Facebook”, derisa ka publikuar edhe vendimin e MZhE-së.

Sipas këtij vendimi, Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës gjatë fazës së zhvillimit të projektit do të bëjë evidentimin, peshimin dhe kontrollin e mbeturinave në hyrje të deponive për të verifikuar llojin dhe sasinë e mbeturinave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dorëzimit të mandatit të deputetit nga ana e Nezir…