Lo Celso kompleton transferimin te Tottenhami

28 janar 2020 | 15:10

Tottenham e ka shfrytëzuar mundësinë e blerjes prej 27 milionë funte të Giovani Lo Celso dhe nënshkroi kontratë deri në vitin 2025.

Mesfushori argjentinas kaloi te “Spurs” në verën e vitit 2019 si huazim nga Real Betis. Progresi i tij u stopua kur pësoi lëndim nën Mauricio Pochettinon.

Gjithsesi, ardhja e Jose Mourinhos dhe aktivizimi i tij i shpeshtë ka bërë që drejtuesit e Tottenham të binden për blerjen e tij. Lo Celso ka luajtur 20 ndeshje me “Gjelat” këtë sezon.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Nëse të dy palët nuk lëvizin dhe të arrijnë një…