“Loja juaj, pasojat tona”: Organizatat e shoqërisë civile protestojnë sërish para Kuvendit

03 korrik 2025 | 11:48

“Cirku i Republikës së Kosovës”, “Loja juaj, pasojat tona”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje!”, janë disa nga mbishkrimet në protestën e organizatave të shoqërisë civile të cilat edhe sot kanë protestuar në hyrje kryesore të objektit të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar vazhdimin e bllokadës institucionale.

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tha se Kosova është duke humbur ndihma financiare dhe se është domosdoshmëri që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi.

“Kosova është duke humbur ndihma financiare që shkojnë me qindra miliona euro nga BE, nga Banka Botërore, e tregon nevojën e domosdoshme që sa më shpejt partitë politike, deputetët të gjejnë një zgjedhje për të bërë konstituimin e kuvendit. Neve si organizata të shoqërisë civile nuk na ka mbetur tjetër do të thotë përveç të kërkojmë deputetëve nëse nuk i kryejnë detyrën për të cilën kanë marrë bekimin e qytetarëve, votat e qytetarëve t’i pyesim nëse duan të shkojnë në deti ose nëse vendet e tyre të punës janë për pushtet apo për të ju dhënë zgjidhje qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka deklaruar ai.

Ai tha se deputeti duhet të përfaqësojë interesat e qytetarëve që të gjendet zgjidhja për krizën institucionale.

Sipas tij, nëse partitë politike nuk duan të ofrojnë zgjidhje, kjo mund të zgjasë edhe me muaj të tërë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e…