
“Lojë fëmijësh… Stalinisti”, Deda: Kurti pesë pare s’i jep për krizën ekonomike
Ilir Deda, shkurt e shqip e preu diagnozën kësaj qasje shpërfillëse e deputetit nga VV Albin Kurti për krizën në vend posaçërisht atë ekonomike, nga një ideologji e vdekur më 1989.
I pyetur në Klan Kosova për situatën në vend Deda s’pati dyshime fare se nuk ka strategji afatgjate politike nga kjo qeverisje, vetëm keqpërdorim i parasë publike për përfitime të kësaj klase politike.
“Sot s’ka politikë në Kosovë, dhe atë që po e shohim na sot, është bukvalisht mungesë e dashnisë për këtë vend, e për njerëzit e këtij vendit nga ata të cilët i kanë fituar zgjedhjet. Dje, është mbyll një biznes në Kaçanik, i cili ka punësuar 200 njerëz. Në të gjithë Kosovën, kemi mbyllje të bizneseve, të cilët punësojnë 50, 100, 150 njerëz, dhe dikujt atje, ose Albin Kurti, nuk i jep pesë parë për krizën ekonomike, e cila është në këtë vend, e cila është si rezultat e asaj që ai e sheh si zhvillimin ose moszhvillimit të këtij vendi. Mos të flasim humbjen e çfarëdo imazhi pozitiv të vendit tonë jashtë Kosovës”, tha Deda.
Tutje, Deda thotë se përderisa politikë në Kosovë nuk ka, ai e quan më shumë si lojë fëmijësh.