Lojërat Olimpike nuk do të anulohen

22 janar 2021 | 17:52

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON) dhe Qeveria e Japonisë, kanë mohuar kategorikisht lajmin e dalë nga gazeta britanike ‘Times’ se Qeveria e Japonisë ka arritur në përfundim që LO Tokyo 2020 të anulohen.

Në njoftimin për media të KON-it, thuhet se qeveria japoneze është e përkushtuar që Lojërat Olimpike Tokio 2020, të organizohen në mënyrë të sigurt.

“Ne do të zbatojmë të gjitha masat kundër pandemisë Covid-19 dhe do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Komitetin Organizativ Tokio 2020 dhe Qeverinë Metropolitane të Tokios, në mënyrë që Lojërat Olimpike të jenë të sigurta për t’u mbajtur këtë verë”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e qeverisë së Japonisë, të përcjellë nga KON.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një numër më i lartë testimesh, por edhe një rritje…