Lojërat Olimpike shtojnë 4 disiplina të reja

08 dhjetor 2020 | 13:04

Lojërat Olimpike kanë vendosur që të shtojnë edhe 4 kategori të reja kompetitive.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar gjatë një mbledhje të mbajtur ditën e sotme, kanë vendosur që së bashku me të gjitha disiplinat e tjera, të shtohen edhe breakdancing, skejbording, sërfi dhe ngjitja sportive.

Ky lajm është pritur mirë nga fansat e Lojërave Olimpike, ndërkohë që bëhet fjalë që këto ndryshime të bëhen për në botërorin e 2024 që do të zhvillohet në Paris të Francës.

Sakaq skejbording, sërfi dhe ngjitja sportive do të jenë prezente edhe gjatë Lojërave Olimpike të 2021 që janë programuar për t’u zhvilluar në verën e vitit të ardhshëm në Tokio të Japonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot mori…