Lojtarët e Arsenalit pranojnë uljen e pagave

17 prill 2020 | 11:44

Lojtarët e Arsenalit janë të gatshëm të pranojnë ulje të pagave prej 12.5 për qind, pasi nga klubi u janë ofruar bonuse të mëdha që kanë të bëjnë me Ligën e Kampionëve.

COVID-19 ka shkaktuar një krizë të madhe në futboll, të cilës nuk ka mundur t’i shpëtojë as Arsenal.Lojtarët e Arsenalit do të kthejnë fitimin e humbur nëse kualifikohen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër, dhe kësaj do t’u shtohen edhe nga 100 mijë funte bonuse.

Klubi gjithashtu do t’u ofrojë lojtarëve edhe nga 500 mijë funte nëse fitojnë Ligën e Kampionëve në vitin 2021, dhe nga 100 mijë funte nëse fitojnë Ligën e Evropës.
Kjo do të thotë se Arsenal do të bëhet klubi i parë në Premierligë që lojtarët pajtohen me ulje të pagave, dhe jo shtyrje të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekonomia e Kinës, si asnjëherë tjetër, po përjeton periudhën më…