Lojtarët e Man Utd të ndarë në dy grupe, zbulohet mosmarrëveshja me trajnerin Amorim

16 shtator 2025 | 16:42

Një ndarje e qartë është shfaqur në dhomën e zhveshjes së Manchester United, pasi forma katastrofike e klubit nën drejtimin e Ruben Amorim nuk tregon shenja përmirësimi.

United u shkatërrua 3-0 nga rivalët e Manchester City të dielën, duke i lënë ata në vendin e 14-të në Ligën Premier.

Skuadra e Amorimit ka marrë vetëm katër pikë nga katër ndeshjet e para këtë sezon dhe është tashmë jashtë Kupës Carabao, pasi ka humbur ndaj ekipit të League Tëo, Grimsby Toën, në një ndeshje tronditëse të raundit të dytë.

Ish-trajneri i Sportingut, Amorim, ka përqindjen më të ulët të fitoreve nga çdo trajner i përhershëm i United që nga Lufta e Dytë Botërore me 36.17 për qind, ndërsa ka marrë vetëm tetë fitore nga 31 ndeshje të Ligës Premier që nga zëvendësimi i Erik ten Hag në nëntor.

Për ta vënë këtë në perspektivë, Ten Hag krenohet me një përqindje fitoresh prej 54.7% nga koha e tij te United.

Klubi tani ka bërë nisjen më të keqe të sezonit që nga sezoni 1992/93, por nuk ka plane për të shkarkuar Amorimin, i cili është nën kontratë deri në vitin 2027 dhe portugezi mban mbështetjen e hierarkisë së United.

Por kjo mund të ndryshojë në javët në vijim, me United që do të përballet me Chelsean, Brentfordin dhe Sunderlandin, përpara një udhëtimi të frikshëm kundër liderëve të Ligës Premier, Liverpoolit.

Sipas gazetës The Times se pavarësisht mungesës së rezultateve pozitive në “Old Trafford”, Amorim nuk po përballet me një “revoltë dërrmuese” nga lojtarët e tij.

Megjithatë, pretendohet se një ndarje e qartë po shfaqet në dhomën e zhveshjes së United.

“Disa lojtarë janë të mërzitur që nuk luajnë dhe janë të pakënaqur nga disa elementë të regjimit të Amorimit – përfshirë refuzimin e tij për të ndryshuar sistemin – por ka edhe mbështetje të konsiderueshme për trajnerin kryesor”, thuhet në raport.

Amorim ka refuzuar të devijojë nga sistemi i tij i preferuar 3-4-2-1 dhe ka pranuar se klubi do të duhej ta shkarkonte atë përpara se të ndryshonte taktikat e tij.

“Nuk do të ndryshoj. Kur të dua të ndryshoj filozofinë time, do të ndryshoj. Nëse jo, duhet ta ndryshosh njeriun”, ka thënë Amorim.

Amorim pranoi javën e kaluar se “ndonjëherë dua të largohem”, duke ngritur spekulime mbi të ardhmen e tij afatgjatë në Old Trafford.

Megjithatë, burime pranë trajnerit kryesor kanë mohuar se ai ka filluar negociatat për largimin e tij nga posti i tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti bavarez Bayern Munich është në fazën përfundimtare të bisedimeve…