Lojtarja greke shpëton insektin gjatë ndeshjes

26 korrik 2025 | 12:09

Një moment interesant ndodhi gjatë ndeshjes së 1/8-finales në turneun e Uashingtonit mes tenistes greke Maria Sakkari dhe Emma Navarro.

Gjatë lojës, Sakkari vuri re një insekt në fushë dhe ndaloi për ta larguar me kujdes jashtë zonës së lojës. Por gjesti i saj u prish kur djali i topave, pa dashje, e shtypi insektin me atleten e tij.

Sakkari buzëqeshi dhe ndeshja vazhdoi normalisht.

Takimi u zhvillua më 24 korrik, ku Maria Sakkari triumfoi ndaj Navarros me rezultat 7-5, 7-6 (7-1).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në intervistën e tij për televizionin “Klan Kosova", dhënë gazetarit…