Londra anulon festimet për Vitin e Ri

21 dhjetor 2021 | 12:55

Londra ka anuluar festimet e planifikuara për Vitin e Ri për shkak të rritjes drastike të rasteve me variantin Omicron.

Lajmi është njoftuar nga kryebashkiaku  i Londrës, Sadiq Khan, sipas të cilit infektimet  kanë arritur nivele rekord në kryeqytetin britanik.

“Me infektimet  Covid-19 në nivele rekord në qytetin tonë dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, unë jam i vendosur të bëj gjithçka që është e mundur për të ngadalësuar përhapjen e variantit të ri dhe për të siguruar që shëndeti publik të mos mbingarkohet nga ky dimër. Kjo do të thotë se ne nuk do të organizojmë më festimin e Vitit të Ri me 6500 persona në sheshin Trafalgar”, ka njoftuar ai.

Ai ka deklaruar se qendër e festimeve të Vitit të Ri në Londër do të jetë një spektakël madhështor, të cilin qytetarët do të kenë mundësi ta shohin përmes televizorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spider-Man: No Way Home fitoi rreth 253 milionë dollarë në…