Londra anulon fishekzjarrët për Vitin e Ri

18 shtator 2020 | 15:34

Situata e krijuar me koronavirus ka detyruar Londrën të anulojë festën e fishekzjarrëve këtë vit.

Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, në një intervistë për “LBC”, ka deklaruar se do të ishte shumë e rrezikshme qe njerëzit të mblidheshin në qendër të qytetit duke festuar fillimin e Vitit të Ri.

“Do të ketë një ngjarje alternative në televizion që njerëzit mund të shijojnë nga shtëpitë e tyre, kudo që janë”, ka thënë Khan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit