Loriana Kuka fiton dhe kualifikohet në gjysmëfinale

01 korrik 2022 | 13:34

Loriana Kuka ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Xhudistja triumfoi me IPPON ndaj xhudistes turke, Nurcan Yilmaz në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Kuka do të përballet me xhudisten nga Kroacia, Petrunjela Paviq. Ndërkohë, sot po garon edhe Shpati Zekaj që është kualifikuar në çerekfinale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbajtur një konferencë për…