Loriana Kuka vetëm një ndeshje larg medaljes së bronztë

26 maj 2023 | 15:12

Loriana Kuka ka arritur që me sukses ta kalojë fazën e parë të repesazhit në Grand Prix të Austrisë.

Xhudistja nga Kosova në luftën e parë për medaljen e bronztë triumfoi përballë suedezes Anna Bernholm.

Kuka është duke garuar në kategorinë deri në 70 kilogramë.

Në duelin vendimtar për medaljen e bronztë, ajo do të përballet me xhudisten nga Holanda, Hilde Jager.

Kujtojmë se Akil Gjakova është eliminuar në fazën e parë të repesazhit, kurse Laura Fazliu në ndeshjen e parë. /Express

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Situata në veri është tensionuar pasi serbët kanë protestuar para…