
Loriana mposhtet në çerekfinale
13 janar 2021
| 11:36
Xhudistja e Kosovës, Loriana Kuka është mposhtur në çerekfinale të Mastersit të xhudos që po mbahet në Doha të Katarit.
Kuka në kategorinë deri 78 kilogramë pësoi humbje nga japonezja Shori Hamada, me ippon pas 5:39 minutave luftë. Deri në momentin e ipponit, japonezja Hamada kishte dy dënime dhe Kuka një dënim.
Lorina Kuka do të kërkojë medaljen e bronztë nëpërmjet repesazhit.