Loriana nuk ia del ndaj xhudistes italiane, eliminohet nga Grand Slami

26 mars 2023 | 11:41

Loriana Kuka është eliminuar nga Grand Slami i xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja e Kosovës u mposht në raundin e dytë nga italiania Alice Bellandi me waza-ari.

Kuka u mundua të fitonte ndeshjen, ose të paktën ta dërgonte në “Golden Score”, por nuk arriti dot.

Kuka raundin e parë e kaloi pasi mundi britaniken, Emma Reid me IPPON.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partitë kryesore politike po përmbyllin këtë fundjavë listat e kandidatëve…