Lorik Ramaj, “Ushtari i vitit 2018”

27 prill 2018 | 16:44

Në Kazermën “Adem Jashari” të Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të premten solemnisht u shpallën rezultatet e garës ndërkombëtare dhe të garës së FSK-së “Ushtari më i mirë i vitit 2018’”.

Rezultatet më të mira të garës së FSK-së dhe çmimin e parë “Ushtari i vitit 2018’” e fitoi tetar Lorik Ramaj, pjesëtarë i Brigadës për Reagim të Shpejtë, ndërsa rezultatet më të mira dhe çmimin e parë të garës ndërkombëtare e fitoi, OR- 6 Vladimir Haxhiaj, pjesëtarë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, zëvendësministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, oficerë të lartë të FSK-së, KFOR-it si dhe oficerë e atashe të shteteve partnere të FSK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia evropiane e policisë Europol ka bërë me dije se…