“Lotoni” kënga e realizuar me përpikmëri nga këngëtarja Mima Kastrati

11 qershor 2023 | 22:22

Mima Kastrati njē këngëtare e mrekullueshme shqiptare, ka shumë vite që është pjesë e skenës muzikore duke sjellë vazhdimisht këngë dhe klipe të bukura, të pëlqyera jashtëzakonisht nga publiku.

Së fundi ajo ka realizuar këngën dhe klipin që quhet “Lotoni”, me tekst të Ejup Shabanit dhe Muzika nga Ramadan Selimi.

Këngë kjo e kënduar me një përkushtim të veçantë nga Mima, tematika e këngës është kryesisht për gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme,mesazhi i kësaj kënge nënkupton solidarizim me gjithë ata, në mënyrë që të bëhen më të fortë dhe t’mos dorëzohen asnhëherë.

Neve s’na ngelet asgjë tjetër përpos të shpresojmë që gjithë ata që vuajnë nga sëmundje të ndryshme të shërohen,ndërsa këngëtares Mima Kastrati i urojmë shëndet dhe suksese pafund në karrieren e saj muzikore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shiu i sotëm, që nisi në orët e fundit të…