Louis Tomlinson tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Zayn Malik

13 mars 2019 | 11:12

Louis Tomlinson ka zbuluar se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Zayn Malikit. Këngëtari 27-vjeçar u kap në një intervistë të fundit duke thënë se marrëdhënia e tij me 26-vjeçarin të One Direction u prish pasi Zayn nuk ishte i pranishëm gjatë performancës së Louis në X Factor të UK në vitin 2016, që ishte bërë për nder të nënës së tij të ndjerë Johannah Deakin, e cila sapo kishte vdekur nga leukemia.

“Sinqerisht, marrëdhënia jonë nuk u rregullua kurrë. Kam pasur dy telefonata me të pasi kam humbur nënën time dhe të gjithë djemtë ranë dakord të vijnë në atë shfaqje, por ai nuk erdhi”, ka thënë Tomlinsoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chance the Rapper është martuar. Artisti me bazë në Çikago…