
LSI-ja i kërkon KQZ-së pamjet filmike në qendrat e votimit
28 prill 2021
| 14:19
Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, nga ku Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) mundi të sigurojë vetëm katër mandate, duke humbur kështu edhe në Durrës vetëm për pak vota, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi, ka folur për një proces të manipuluar.
Kështu në kuadër të dyshimeve të tyre, LSI-ja i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i verë në dispozicion pamjet filmike të kamerave të qendrave të votimit në rang vendi, raporton “TCh”.
Po ashtu, LSI-ja ka kërkuar edhe nga një kopje të materialit elektronik në të gjithë vendin.