Luaj, Shkrep, Ndaj: Njihuni me Galaxy A30s të ri

02 shtator 2019 | 15:06

Me opsione themelore të përmirësuara, tani edhe më të fuqishme

Samsung Electronics zbuloi sot smartfonin e ri Galaxy A30s, duke prezantuar një pamje të re bashkëkohore me opsione të përmirësuara. Bërë për ata që duan të kapin dhe të ndajnë përvojat e tyre në çast, Galaxy A30s ofron performancën që ju nevojitet në “Epokën e Live-it”. Me një aparat fotografik fleksibël, një ekran të pandërprerë Infinity dhe jetëgjatësi të baterisë, smartfoni i ri përfshin tiparet e azhornuara që kanë më shumë rëndësi për këta përdorues.

“Telefonat inteligjentë janë një pjesë thelbësore e jetës së njerëzve, duke i lidhur ata, duke i lejuar ata të ndajnë përvojat e tyre dhe të përfshihen me botën, kështu që përdoruesit e dinë cfarë dëshirojnë dhe duhet të marrin sa më shumë nga pajisjet e tyre,” tha Yeon Jeong Kim, Zv/President dhe Drejtor i Grupit të Planifikimit të Produkteve Inovative, Departamenti i Komunikimit Celular në Samsung Electronics. “Teksa mënyra se si njerëzit përdorin telefonat inteligjentë vazhdon të evoluojë, ne përpiqemi të vazhdojmë të përtërijmë, duke u sjellë njerëzve përvojën më të mirë të mundshme celulare. Galaxy A30s është hapi i radhës për të ofruar performancën e nivelit tjetër në opsione thelbësore të përditshme.”

Galaxy A30s i ri shfaq dizajne të reja të mrekullueshme, duke përfshirë një model unik gjeometrik dhe efekt holografik futurist në anën e pasme. Në dispozicion në katër ngjyra të reja, Prism Crush Black, Prism Crush White, Prism Crush Green dhe Prism Crush Violet, Galaxy A30s shfaq një pamje dhe ndjesi elegante.

Bashkë me një bateri prej 4,000mAh me aftësi të shpejtë karikimi dhe një game booster të bazuar në AI, Galaxy A30s ofrob përvojën  më të mirë të lojrave në lëvizje pa u shqetësuar për baterinë.

Galaxy A30s

Galaxy A30s vjen me kamera të pasme të trefishtë: një kamerë kryesore të përmirësuar 25MP, një kamerë 8MP Ultra Wide, dhe një kamerë të re me thellësi 5MP. Me Live Focus në kamerën e thellësisë 5MP, tani mund të aplikoni efekte bokeh me cilësi profesionale dhe të krijoni portrete më dinamike shpejt dhe lehtë në Galaxy A30s tuaj, që ju mundëson të kapni momentin. Opsionet Smart Camera, që përfshijnë Intelligent Flaw Detector dhe Scene Optimizer, bëjnë që shkrepjet e përsosura në Galaxy A30s të jenë të lehta.

Galaxy A30s tani përmban një skanues të gjurmëve të gishtërinjve në ekran për një mënyrë më të lehtë dhe intuitive duke siguruar përmbajtjen e përdoruesve pa kompromentuar dizajnin.

Me Galaxy A30s, do të lidheni pa probleme me ekosistemin Galaxy dhe do të jeni në gjendje të shijoni një gamë të plotë shërbimesh, përfshirë Samsung Health, Samsung Pay[1], Knox dhe më shumë.

Për më shumë informacion mbi Serinë Galaxy A, visitoni news.samsung.com/galaxy, www.samsungmobilepress.com/galaxy-a-2019, ose www.samsung.com/galaxy.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtorati për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale nëpërmjet Qendrës Kryesore të…