Luajti pas një viti si titullar, vjen reagimi i Edon Zhegrovës

11 dhjetor 2025 | 11:11

Edon Zhegrova ka startuar për herë të parë në një ndeshje me Juventusin.

Ylli kosovar e ka nisur nga minuta e parë ndeshjen ndaj Pafos në Ligën e Kampionëve.

Juventusi ka fituar  2:0 ndaj Pafos, ndërkohë Edon Zhegrova ka luajtur pjesën e parë, për t’u zëvendësuar në të dytën.

Pas ndeshjes ka ardhur edhe reagimi i tij.

“Fitore e madhe. I falënderoj nga zemra krejt tifozët për mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme. Kjo energji na dërgon gjithnjë e më larg. Deri në fund, Forza Juventus”, ka shkruar Zhegrova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani i presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për paqen në…